Report TV - Mbyllen hetimet për përvetësimin 235 mijë m2 tokë tek Rana e Hedhun
  • 4 years ago
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të mbyllë hetimet për një nga grupet e 'Dosjes 339', që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Rana e Hedhun. Pjesë e këtij grupi është dhe ish-deputeti i PS në Lezhë Arben Ndoka dhe disa prej familjareve te tij,qe kane shërbyer si zyrtare në Lezhë.

Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno bën me dije se Ndoka dhe të pandehurit e tjerë janë paraqitur në prokurori për tu njohur me akuzën.

Veprat penale që akuzohen janë 'Falsifikimi i dokumenteve?, 'Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve?, ?Shpërdorimi i tokës?, në kuadër të një grupi kriminal. Të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetar. Mes te pandehurve Gjevi Ndoka, Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli e persona të tjerë.

Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin u akuzuan se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.
Recommended