Tjetërsuan 68 mijë m2 tokë pranë Kepit të Rodonit/ Dalin para trupit gjykues 18 të arrestuarit

  • 5 years ago
DURRES- Dalin para Gjykatës së Durrësit 18 personat e arrestuar pak ditë më parë lidhur me tjetërsimin e 68 mijë metër katrorë tokë pranë Kepit të Rodonit. Mes të arrestuarve për të cilët fillimisht u vendos masa e arrestit me burg në munngesë ishin edhe zyrtarë e ish zyrtarë të Kadastrës në Durrës. Këtë të djelë, togat e zeza pritet tu verifikojnë dhe tu komunikojë masat e sigurisë të arrestuarve.

Ndërkohë, për 6 persona të tjerë gjykata caktoi masën detyrim paraqitje, e ndërsa tre persona vijojnë të jenë në kërkim, mes të cilëve edhe biznesmeni Lush Osmani, pronar i kompanisë ?Shpresa-Al? Pritet që kjo dosje të kalojë për hetim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi organi i akuzës në Durrës, thekson se këta persona kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Recommended