Konfirmimi i Oliver Varhelyi, Orban fle për sukses në BE
  • 4 years ago
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e vlerësoi lart konfirmimin e kandidatit hungarez si komisioner për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Europian.

Oliver Varhelyi, 47 vjeç, e mori dritën jeshile këtë javë nga deputetët e Parlamentit Europian. Orban e përshkroi këtë si ?suksesin më të madh diplomatik? në një dekadë.

Duke e cilësuar pozitën e Varhelyit si ?portofolin më të rëndësishëm europian në pesë vjetët e ardhshëm?, Orban tha se ai do të mbulojë çështje të rëndësishme, si: emigracionin përmes vendeve të Ballkanit, lidhjet me Ukrainën dhe sigurinë energjetike në Kaukaz dhe Azerbajxhan.

Hungarezët tani ?mund të rrisin ndikimin e tyre në politikat europiane?, tha Orban.Varhelyi ka qenë kandidati i dytë nga Hungaria që është propozuar për komisionar evropian.

I pari, Laszlo Troscanyi, u refuzua nga Parlamenti Evropian për shkak të konflikteve të interesit.Në total, Parlamenti Europian ka refuzuar tre kandidatë: nga Hungaria, Rumania dhe Franca.

Kjo ka qenë edhe arsyeja përse përbërja e re e Komisionit Evropian nuk e ka nisur punën në 1 nëntor, ashtu siç qe planifikuar fillimisht.






Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended