Buxheti 2020/ Lleshaj zbulon rrogën: Roja në Kosovë merr 900‎€, sa rroga ime

  • 4 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë prezantimit në Komisionin e Sigurisë, për Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të projektligjit ?Për buxhetin e vitit 2020?, u shpreh se prioritet është që tu jepet kompetenca të reja policisë për luftën ndaj krimit. Po ashtu Lleshaj është shprehur që duhet forcuar kapaciteti i policisë shkencore si dhe duhet ndërtuar një laborator. Ndër të tjera Lleshaj është shprehur se buxheti i parashikuar për ministrinë e Brendshme i plotëson kushtet për të realizuar parashikimet e bëra.

" Në 2019 ka përfunduar ndërtimi i repartit special RENEA, po përfundon drejtoria e policisë Shkodër, në 70%. Ka nis puna për projektimin e korpusit të policisë që planifikohet të ndërtohet në 2020 e më tej, ku do jete pjese dhe akademia e sigurisë. Janë bërë investime për pajisje me armatim dhe pajisje për drejtorin e kufirit. Prioritet është dhënia e kompetencave të policisë për luftën ndaj krimit. Prioritet është forcimi i kapaciteteve të policisë shkencore si ndërtimi i një laboratori. Prioritet është vlerësimi kalimtar i punonjësve të policisë. Meqë faza e dytë e vettingut do bëhet nga shcba i është dhënë mbështetje buxhetore kësaj strukture." tha Lleshaj.

Recommended