Matura 2020/ Dalin data...ja kur mund të plotësohen formularët A1 dhe A1Z
  • 4 years ago
TIRANË- Ka nisur procesi i Maturës Shtetërore 2020, për plotësimin e formularit A1,A1Z.

Prej datës 15 nëntor deri më 13 dhjetor maturantët bëjnë fillimisht aplikimin në portalin qeveritar e-albania, dhe më pas në portalin ?Matura Shtetërore? në periudhën 18 nëntor-13 dhjetor.Pas plotësimit të formularëve, maturantët do të kenë mundësi të verifikojnë bazën e të dhënave që kanë plotësuar, në rast të ndonjë gabimi.

Maturantët e gjimnazeve kanë mundësi të zgjedhin mes 8 lëndëve më zgjedhje, shkollat e mesme artistike mes 3 lëndë dhe shkollat e mesme profesionale kanë mundësi të zgjedhin mes 37 lëndë me zgjedhje.

Plotësimi i formularit A1 për maturantët aktualë dhe formularit A1Z për maturantët e viteve të kaluar bëhet online, brenda ambienteve shkollore, me ndihmën e një mbikëqyrësi të ngarkuar nga drejtoria e shkollës.
Recommended