Dimri rrit çmimet e perimeve, domatja që hidhej në tetor shkon 40 lekë në sera
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Afrimi i dimrit dhe rënia e prodhimit masiv po favorizon fermerët e serave në Lushnje. Prej nëntorit ata kanë nisur të shesin me çmime të kënaqshme, por megjithatë ankohen se sezoni ishte dështim. Për ekspertët e bujqësisë, ky është një moment i artë për fermerët shqiptarë pasi në gjithë rajonin ka mungesë prodhimi.

Ditët e fundit të vjeshtës po favorizojnë fermerët e serave në Lushnje.

Çmimi i perimeve ka shënuar rritje gjatë muajit nëntor.

Këtë fundjavë, një kilogram domate tregtohet me 35-40 lekë, ndërsa trangulli me 50 lekë.

Rritje deri në 25 lekë kanë edhe perimet e tjera të serës.

"Abuzojnë tregtarët, e marrin me çmim të lirë këtu dhe shkon me çmim të lartë te konsumatori."

Por edhe pse kjo situatë po i favorizon, fermerët vijojnë të ankohen për mungesën e fitimit.

Disa e lidhin me humbjet e gjithë sezonit, ndërsa të tjerë me koston e lartë dhe mungesën e mbështetjes.

"Është nën kosto prapë."
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/dimri-rrit-cmimet-e-perimeve-domatja-qe-hidhej-ne-tetor-shkon-40-leke-ne-sera

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended