Ora News - Rruga e Kombit rrezikon nxënësit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Dy nxënës të fshatit Morinë kanë humbur jetën që prej ndërtimit të Rrugës së Kombit për shkak të mungesës së mbi ose nën kalimit pranë shkollës.

Ndërsa dhjetëra të tjerë e rrezikojnë jetën çdo ditë.

?Kemi disa nxënës të vdekur. Është i domosdoshëm një nënkalim. Të gjithë fëmijët kalojnë në këtu.?

Mungesa e rrugës dytësore në zonën e banuar dhe nën apo mbi kalimit pranë Shkollës i detyron nxënësit që të ecin buzë rrugës ku rrezikohen nga makinat.

?Fëmijët dhe mësuesit janë të rrezikuar çdo ditë sepse kalojnë trafikndarsen.?

Më të rrezikuarit janë fëmijët e një lagjeje matanë rrugës, të cilët për të shkuar të shkollë duhet të presin mes për mes autostradën.

Banorët dhe mësuesit e shkollës thonë se alarmin e kanë ngritur prej kohësh, por as koncensionari Salillari dhe as Ministria e Transporteve nuk po i japin zgjidhje kësaj problematike që rrezikon jetën fëmijëve

?Kemi bërë disa herë ankesë por nuk na është marrë për bazë.?

Për të qarkulluar në rrugën e kombit të gjithë automjetet duhet të paguajnë një tarifë që varion nga 5 deri në 22 euro që i siguron koncensionarit Salillari disa dhjetëra milionë euro fitime.

Por siç duket shumë pak nga këto para shkojnë për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit dhe plotësimin e infrastrukturës që çdo ditë po merr jetë njerëzish.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rruga-e-kombit-rrezikon-nxenesit

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp