Subvencionimin e pagave, opozita kritikon pushtetin për marketing parazgjedhor

  • 4 years ago
Komisioni për punë dhe politikë sociale, shqyrton propozim ligjin për subvencionimin e pagave të propozuar nga pushteti. Zëvendësministri për punë dhe politikë Sociale Gjonul Bajraktar, tha se ligji ka për qëllim nxitjen e rritjes së pagave me së paku 100 euro. Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pse thonë që do ta mbështesin propozim ligjin, shtojnë se ai ka një sërë lëshimesh, sidomos në pjesën e afateve për zbatimin. Deputeti Dragan Cuklev akuzoi pushtetin se propozim ligjin e sjell në këtë periudhë për të blerë votuesit. Pas miratimit propozim ligji duhet të hyjnë menjëherë në fuqi.

Recommended