"Unaza e Re" 6 orë në rrethim: Përplasje, shembje, arrestime dhe të plagosur

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Zona e "Astirit" është gjendur në rrethimin e policisë që prej orës 6 e 30 të mëngjesit. Edhe pse banorët rezistuan përgjatë gjithë natës nuk mundën të ndalonin ndërhyrjen. Përplasja nisi me hedhjen e shisheve me benzinë.

Me ndërhyrjen e forcave speciale janë shoqëruar të paktën 15 persona, mes tyre dhe pedagogu Ervin Goci.

Për shkak të përplasjes, 13 persona janë paraqitur në spitalin e traumës 5 prej të cilëve ishin të forcave të rendit.

Me mbështetjen e forcave të policisë, në Unazën e Madhe kanë mbërritur mjete të rënda të IKMT.

Brenda 6 orëve u shembën 8 banesa dhe 24 të tjera ishin në proces. Ndërkohë deri në orën 15:00 u shembën 24 banesa nga 33 gjithsej.

Kërkesave për tu future në zonë, forcat e rendit i janë përgjigjur me refuzim. Madje në rrethim është vendosur jo vetëm hyrja e unazës së madhe por dhe akset dytësore. Nga spitali banorët kanë akuzuar për dhunë.

Avokatët e banorëve të Astirit kanë denoncuar ndërhyrjen e policisë, teksa kanë shtuar se do të vazhdojnë betejën ligjore.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/protestat-te-astiri-perplasje-mes-banoreve-dhe-forcave-te-policis

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended