"Nuk na lejon t'i shohim plaget në trup". Afrim Berisha tregon për Open marrëdhëniet me Alvinin

  • 5 years ago
Afrim Berisha nuk tregon shumë nga operacioni për shpëtimin e Alvinit nga kampi Al Hol, sepse është porositur nga autoritetet italiane, për shkak të kompleksitetit që ka pasur çështja. Ai i falenderon të gjithë ata që e kanë ndihmuar. Por, Afrimi ka një peng.Gjithsesi, Afrim Berisha tregon edhe për Alvinin dhe plagosjen e tij, ndërsa si mision tashmë ka kryerjen e të gjitha analizave për Alvinin.

Të shtunën qyteza e Berzagos në Itali u gdhi e qetë. Këmbanat ranë si gjithmonë dhe dielli u rikthye pas disa javë mungese. Në katin e tretë të pallatit ku Alvini jeton tani me të atin e tre motrat shquhen ende gjurmët e festës së një dite më parë tollumbace dhe një banderole ku shkruhet ?mirëserdhe kampion?.

Përpara vizitës në shtëpinë e Alvin Berishës, ekipi i xhirimit të ?Open? ndaloi në kafenenë e lagjes. Fqinjët e Afrim Berishës thanë se ai pinte kafenë e mëngjesit çdo ditë dhe ndante dhimbjen e tij me banorët që e njohin përpjekjen e tij disa vjeçare për të gjetur të birin.

Edhe mëngjesin e së shtunës, pak orë pasi solli të birin në shtëpi Afrim Berisha u shfaq tek bari i lagjes, këtë herë i qeshur dhe i lumtur dhe përveç kafesë mori dhe kruasan për Alvinin.

Banorët thonë se e njohin Afrimin dhe historinë e djalit të tij. Janë të lumtur që ai u rikthye.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Open #TopChannel