Basha në gjyq për lobimin rus, Manja-Hysi për Report Tv: Urojmë mos shpëtojë me raport
  • 4 years ago
Socialistët i kërkojnë Lulzim Bashës që të lerë akuzat kundër shumicës, por të përballet me drejtësinë në gjykatë për dosjen e lobimit. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i pyetur nga gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri u shpreh se lideri demokrat të mos i ikë drejtësisë si në rastin e Rrugës së Kombit me raport mjekësor.

"Lulzim Basha tashmë në duart e drejtësisë, uroj që këtë radhë të mos i ikë drejtësisë me raport mjekësor, por si cdo qytetar të përballet me drejtësinë. Të sqarojë akuzat që ka ngritur prokuroria dhe të përballet me drejtësinë".
Recommended