Mbretëresha Elisabetë, kthesë animaliste: “Stop” peliçeve

  • 5 years ago
Mbretëresha Elisabetë bën kthesë dhe i thotë mjaft peliçeve.


Nga tani e tutje ajo do të përdorë vetëm modele sintetike dhe ekologjike. Lajmi konfirmohet në një libër të ri, që pritet të dalë së shpejti në shitje, nga Angela Kelly, asistente e madhërisë së saj për veshjet dhe e besuara e saj në të njëjtën kohë.

Sipas Kellyt, urdhëri për të përdorur vetëm peliçe ekologjike, është dhënë disa muaj më parë. Lajmi është shfaqur në faqet e para të shumë gazetave britanike. ?The Sun? nxjerr në pah përmasat e ndryshimit duke treguar foto të Elisabetës, me pelice, të pak viteve më parë. Ndërkohë që ka nga ata që nënvizojnë se vendimi është në linjë me qëndrimet e ndjeshme të trashëgimtarit të fronit, Carlsit dhe djemve të tij, nipave të mbretëreshës, Uilliam dhe mbi të gjitha Herri, që është renditur në vijën e parë të frontit bashkë me Meganin.

Animalistët po ashtu deklarohen të emocionuar edhe pse Times vëren se zhvillimi sidoqoftë ka kufij dhe sovranja nuk është sidoqoftë e destinuar të bëhet vegane. Vendimi ambjentalist është konfirmuar edhe nga pallati i Bakingamit. Në përzgjedhjen e veshjeve të reja të mbretëreshës, do të përdoren vetëm pelice të rreme. Nuk themi që gjithë pelicet ekzistuese do të zëvendësohen apo se mbretëresha nuk do të përdorë kurrë më pelicen. Mbretëresha do të vazhdojë ti veshë ato ekzistuese në garderobën e saj?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH