Mozaik me copëza kalldrëmi, artistja që krijon me mbetjet e punimeve

  • 5 years ago
Kela Myrtaj që menaxhon një njësi suveniresh në pazarin e Gjirokastrës grumbulloi copëza guri nga rindërtimi i kalldrëmeve dhe po sjell imazhe të qytetit në punime mozaiku në gur dhe dru. Ajo thotë se vizatimi ka qenë një pasion i hershëm ndërsa pasioni për instalacionin u frymëzua nga qyteti.


Duhet të jesh një vëzhgues i mirë i ndërtimit të qytetit thotë ajo për ta risjellë në miniaturë. Shtufi i zi, guri i bardhë dhe ai i trëndafiltë ndërthuren në punimet mozaik që ajo realizon. Puna është shumë delikate kërkon durim dhe merr shumë kohë por ky lloj arti pëlqehet dhe grumbullon shumë vizitorë që e ndjekin. Punimet e madhësive të ndryshme që përmbajnë mijëra copëza guri në përmasa shumë të vogla sjellin pamje te pazarit, çative, sokakëve, shtëpive, urave e puseve. Lidhja me një punim të tillë është shumë e fortë tregon Kela Myrtaj.

Në pazarin e Gjirokastrës artizanët po i japin jetë dhjetëra produkteve të punuara me dorë duke i rikthyer qendrës historike një funksion të vjetër e të harruar atë të ushtrimit të zanateve. Megjithëse funksioni vjen i modernizuar vizitorët e shumtë e gjejnë me interes çdo aktivitet krijues që ndodh në pazar. Disa prej aktiviteteve përfshirë edhe mozaikët i ftojnë vizitorët të jenë pjesëmarrës dhe të krijojnë vetë sende të thjeshta.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended