Makinat e reja elektrike, Merkel në ceremoninë e Volkswagen

  • 5 years ago
Gjigandi gjerman Volkswagen ka filluar zyrtarisht prodhimin e automjeteve të tij elektrike ID.3, si pjesë e përpjekjeve për t?u rreshtuar mes liderëve të prodhimit të këtyre makinave nëpër botë.

?Zgjerimi i shpejtë i stacioneve të një karikimi të qëndrueshëm dhe të lehtë në përdorim, është i domosdoshëm për t?i krijuar shoferëve besimin që të blejnë një makinë elektrike. Kjo është arsyeja përse duam të krijojmë një milion pika ngarkimi deri në vitin 2030, e këtu do të marrë pjesë edhe industria e makinave?- tha Merkel.

Sipas Dies, modeli ID.3 do të sigurojë ?një kontribut të rëndësishëm e do ta bëjë lëvizjen individuale të gjelbër të arritshme për miliona njerëz. Kjo përbën një pikë kthese për kompaninë tonë dhe qasjen e saj ndaj klimës, ka shtuar Dies.

Model ID.3 pritet të mbushë tregjet evropiane verën e ardhshme, me versionin bazë që kushton më pak se 30,000 euro në Gjermani. deri në 2028-tën, Volkswagen planifikon të prodhojë ?gati 70 modele të reja makinash elektrike?.

Kompania ka gjithashtu në plan të shpenzojë mbi 30 miliardë euro për të elektrifikuar portofolin e tij të automjeteve brenda vitit 2023. Kompania njoftoi javën e kaluar se të ardhurat nga shitjet e saj nga janari deri në shtator arritën 186.6 miliardë euro, me 6.9 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.



Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH