'Jam sëmurë'/ Apeli refuzon lirimin, lë në burg shefin e sigurisë së burgut për vrasjen në Kavajë
  • 4 years ago
Gjykata e Apelit në Durrës ditën e premte ka lënë në fuqi vendimin për masën e arrestit me burg për shefin e sigurisë së burgut në Durrës, Bledar Toçi që akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit në banesën e Marsida Qatjas, raporton gazetari i Report Tv, Artur Korriku.

Toçi nuk ka qenë i pranishëm në seancë, por është mbrojtur nga avokati që ka kërkuar një masë më të lehtë, pra lirimin nga qelia, sipas tij për dy arsye; e para se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e dyta sepse klienti i tij e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. Megjithatë, trupa gjykuese e apelit të Durrësit pasi dëgjoi palët vendosi që të linte në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke e lënë në burg.
Recommended