Report Tv-Hetimet për vrasjen e grekut, Tirana refuzon Athinën

  • 6 years ago
GJIROKASTËR-Dy ditë pas ekzekutimit nga RENEA familjarët kanë tërhequr trupin e ekstremistit grek Konstantinos Kaçifa nga morgu i spitalit. Fillimisht ata kërkuan ekspertizë të pavarur, ku pjesë të ishin edhe grekët, por pas dy ditësh kanë pranuar që të tërheqin trupin e 35-vjeçarit. Pasditen e sotme rreth orës 16:00 të afërmit e Kaçifas morën trupin nga morgu, ndërsa varrimi do të bëhet nesër.

Prokuroria shqiptare refuzoi hetuesit grekë që të bëhen pjesë e hetimeve për vrasjen e ekstremistit Kostandinos Kacifas. Burime nga Prokuroria thanë për Report Tv se pala greke ka shfaqur interes, por janë refuzuar. Sipas Prokurorisë, hetuesit grekë mund të vijnë vetëm në rolin e vëzhguesit, por jo aktivë në hetime.

Recommended