Drejtuesi i motorit plagoset rëndë nga aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër
  • 4 years ago
LEZHË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldren.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip 'Ford Fiesta' me targa AA 058 MS që ka goditur një motor, ku drejtuesi i këtij mjeti ka mbetur i plagosur rëndë.

Drejtuesi i motorit është dërguar në spitalin e Lezhës ku po merr ndihmën mjekësore. Si pasojë e aksidentit edhe makina ka përfunduar në një kanal kullues buzë rrugës. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Jo më larg se ditën e djeshme një aksident tjetër i rëndë me motor ndodhi në Shënkoll të Lezhës. Nga ky aksident humbi jetën një Tom Deda.

Po kështu gjatë mëngjesit të sotëm një aksident tragjik i mori jetën një të riu në Durrës. Dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte viktima.
Recommended