Report Tv në Vorë/ Kajmaku nuk paraqitet në zyrë, qytetarët indiferentë: Ta vendosë drejtësia
  • 4 years ago
Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, nuk është paraqitur në zyrë ditën e sotme për të shmangur përballjen me mediat. Grupi i xhirimit të Report Tv ishte në bashkinë e Vorës nga ora 08:00 kur nis puna deri në orën 15:00, por Agim Kajmaku nuk është paraqitur në zyrën e tij.

Administrata e kësaj bashkie vazhdon punën normalisht duke justifikuar mungesën e shefit të tyre me takimet e punës që po zhvillon, ndonëse jashtë kamerave disa prej punonjësve shprehen se ndodhen në një situatë të tensionuar. Ndërsa qytetarët e Vorës janë treguar indiferentë ndaj vorbullës ku është përfshirë kryebashkiaku i tyre.
Recommended