Shkoi në spital privat në gjendje të rëndë, arrestohet ish kreu i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku
  • 4 years ago
Arrestohet ish kreu i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, i cili ishte në kërkim prej nëntorit prej vitit 2019 pasi gënjeu me formularin e dekriminalizimit. Ai u arrestua pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spitalin privat Continental për shkak të diabetit. Sipas gazetarit Arsen Rusta kanë qenë vetë mjekët që kanë lajmëruar policinë se ai ndodhej i shtruar aty. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ndalimi i tij është bërë në spital ku po merr dhe mjekimin.

Edhe në njoftimin e policisë konfirmohet se ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e spitalit privat në Tiranë, ku Kajmaku po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore. Kajmaku është shpallur në kërkim që prej 9 nëntorit 2019 dhe akuzohet për 3 vepra penale ?Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve?, ?Falsifikim i dokumenteve? dhe ?Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës?.
Recommended