Report TV -Petraq Kolevica vlerësohet me çmimin “Mjeshtër i arkitekturës”

  • 5 years ago
?Mjeshtër i Arkitekturës? për këtë vit në Shqipëri u vlerësua Petraq Kolevica. Ky çmim iu dorëzua në moshën 85-vjeçare nga Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë në ArTurbina, për veprat e bukura, por edhe për jetën prodhimtare që ka pasur. I lindur edhe i rritur në qytetin e Korçës ndikimet që do të merrte nga piktori Vangjush Mio do t?i reflektonte më pas në zgjedhjet që do të bënte. Pas studimeve në Universitetin Politeknik të Tiranës, Kolevica do të ishte një nga studentët e parë, që do të përfundonte studimet për Inxhinieri Ndërtimi edhe do t?i dedikohej arkitekturës. Për arkitekturën, por edhe për kontributin që Kolevica ka dhënë në letërsinë shqipe, miqtë edhe kryetari i Shoqatës, Armand Vokshi, e cilësojnë Kolevicën një figurë poliedrike.

Recommended