Wake Up/ Adrian Civici: Shqiptarët akoma i groposin me qypa kursimet
  • 4 years ago
Sot është dita që duhet të kursejmë të gjithë, sepse 31 tetori shënon dhe ditën botërore e cila ka si qëllim ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e kursimeve dhe përdorimit të tyre me kriter. Por sa kursejnë shqiptarët dhe a ja arrijnë në fakt të heqin ndonjë lekë mënjanë për të ardhmen? Duket se situata nuk është aq optimiste sepse nga një vëzhgim i fundit i shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare ka rezultuar se 71% e të intervistuarve nuk kursejnë dot ndërkohë që 27% nuk arrijnë të mbyllin as shpenzimet e muajit. Kjo e rendit Shqipërinë në pozicionin më të keq krahasuar me gjithë vendet e rajonit. Në këtë vëzhgim morën pjesë rreth 500 të intervistuar të moshës mbi 18 vjeç, 50% e të intervistuarve ishin meshkuj dhe 50% femra, 55% e tyre banonin në zonat rurale dhe rreth 47% e të anketuarve vinin nga qarqet qendrore të vendit, Durrës, Elbasan dhe Tiranë. Sipas përfundimeve ka rezultuar se për rreth 41% e të intervistuarve janë të punësuar në sektorin privat, ama duket se shqiptarët i vuajnë shumë pasojat e papunësisë dhe varfërisë. 27% e të intervistuarve kanë pranuar se mezi mbyllin muajin dhe se nuk kanë para mjaftueshëm për ushqim. E gjitha ngelet tek përmbushja e nevojave bazike, pasi 64% e të intervistuarve në qytet kanë pranuar se nuk janë në gjendje të kursejnë para nga rrogat e tyre. Në zonat rurale kjo shifër bëhet edhe më serioze dhe arrin në 71%.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel
Recommended