Vajza e luleve/ Me rërën e detit ajo i ngrin lulet natyrale dhe me penel i jep ngjyrë

  • 5 years ago
?Kisha lule natyrale që mi kishin bërë dhuratë njerëzit e mi të dashur dhe doja që t?i ruaja për gjithnjë. Mu ndodh rërë në shtëpi dhe e fillova këtë proces natyrshëm. ?

Tina Xhaja nga Durrësi, ndryshe njihet si vajza e luleve. Dy vite më parë rastësisht filloi të ngrije lulet natyrale.

Lulet e saj ndryshe nga ato natyralet jetojnë gjatë, dhe këtë e siguron rëra e detit.

?Baza natyrale është lulja dhe lulen e lyejmë me ngjitës të lëngshëm më pas e spërkas me rërë. Më pas e lëmë të thahet në diell ose në furrë, e spërkasim përsëri në rërë e mas e ngjyrosim. ?

Rëra dhe peneli duhet të ngjyrosin e kujdes me bojën akrilik petalet e lules.

?Me qenë së ky është vetëm një trëndafil, le të themi që kërkon një ditë e gjysmë pune.?

Porositë nuk mungojnë. Dikush kërkon trëndafilin e parë të dhuruar nga i dashuri i zemrës, e një tjetër e lulet të diplomimit, apo ato të nusërisë.

?Porosia e parë më erdhi kur hapa faqen e facebook-ut nga njerëz të panjohur. Më parë merrja porosi vetëm nga të afërmit. ?

Tinën, hajduten e rërës çdo mbasditeve e sheh në breg të detit duke marrë rërën që i jep jetë lules së këputur.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH