Zv.Ambasadori i SHBA: E kemi prioritet demokracinë - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 22 tetori njihet si dita kombëtare e aktivizmit, e cila i dedikohet njeërzve dhe nismave që guxojnë të adresojnë dhe përmirësojnë problematikat shqetësuese të shoqërisë.Pavarësisht nga cila zonë vijnë, rracës, etnisë apo gjinisë të rinj nga e gjithë shqipëria treguan luftën e përditshme që ata bëjnë për kauza të ndryshme.Një mezash inkurajues në ditën e aktivizmit të rinjtë morën edhe nga zv ambasadori amerikan në Tiranë, Daniel Koski.DANIEL KOSKIZV AMBASADOR I SHBA? Forcimi i demokracisë së Shqipërisë është një përparësi e Qeverisë amerikane e cila po e ndjek këtë qëllim përmes programeve tona, projekteve të zhvillimit dhe mbështetjen për ditën kombëtare të aktivizmit. Një shoqëri civile e forte shërben si një roje për institucionet përgjegjëse. Kjo mund të sjellë ndryshime të rëndësishme. Avokimi i suksesshëm kërkon vendosmëri edhe kur dështimi duket i sigurt. Ju nxis të merrni përsipër këtë angazhim dhe të punoni për të bërë zërin tuaj të dëgjohet. Ambasada e SHBA është këtu për t?ju ndihmuar që të ngrini zërin ?Për të dytin vit në qëndër të kryeqytetit u organizua edhe panairi i shoqërisë civile me qëllim promovimin e nismave të organizatave ose individëve të ndryshëm.
Recommended