Macron nuk bindet per negociatat

  • 5 years ago
?Koha për reformimin e BE-së, më pas zgjerimi?

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk arriti të bindë Presidentin francez, Emanuel Macron, pasditen e të mërkurës për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë ajo shpreson që shefi i Elizesë të ndryshojë qëndrim deri në samitin e liderëve të unionit të enjten.

Macron tha se problem mbetet jo vetëm mekanizmi i zgjerimit të unionit, por edhe numri i lartë i kërkesave për azil nga shqiptarët.

?Ne kemi ende gjëra të tjera që duhet t?i finalizojmë para se të hapim negociatat. Duhet të reformojmë procedurën e zgjerimit që sot nuk është progresive. Me Shqipërinë kemi vendosur të lejojmë lëvizje të lirë pa viza para hapjes së negociatave. Njerëzit e kanë përdorur këtë mundësi për të ardhur me mijëra e mijëra për të kërkuar azil në Francë. Si t?ua shpjegoj qytetarëve të mi këtë? Vendi i dytë prej nga na vijnë më shumë kërkesa për azil është Shqipëria dhe tani na duhet të hapim negociatat me këtë vend. Kjo nuk ka kuptim për qytetarët tanë.?

Megjithatë kancelarja Merkel tha se hapja e negociatave është vendim i rëndësishëm gjeostrategjik për BE-në. Ajo tha se ka ende shpresë që Franca të ndryshojë qëndrim.

?Mes Gjermanisë dhe Francës nuk ka dallime që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një perspektivë për në Bashkimin Europian. Nga pikëpamja gjeopolitike kjo është shumë shumë e rëndësishme. Nga ana franceze ka një kërkesë që unë mund t?a mbështes, që proceset e anëtarësimit të reformohen dhe të bëhen më transparente. Nuk duhet të ketë automatizim. Duhet të ketë edhe reversibilitet kur negociatat e anëtarësimit nuk shkojnë mirë. Në parlamentin gjerman vendosëm që negociatat e anëtarësimit të hapen duke kushtëzuar disa gjëra të cilat duhen rregulluar. Kjo duhet të ndodhë deri kur të hapen kapitujt e parë, ndaj dhe në këtë drejtim kemi disa dallime për të cilat deri nesër do t?i diskutojmë derisa të arrijmë në një qëndrim të përbashkët.?

Çeljen e negociatave e kërkuan gjatë ditës edhe Partitë Socialiste Europiane. Kreu i tyre Sergei Stanishev me një letër drejtuar Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, thekson se refuzimi do të ishte një gabim i rëndë strategjik dhe do të zbehte besimin e qytetareve ndaj BE-së. Ai ngre shqetësimin se ne rast se do te refuzohej apo do të shtyhej marrja e këtij vendimi, qytetaret e këtij vendi do të humbisnin besimin ndaj BE, ç?ka mund të shfrytëzohej nga faktorë të huaj anti-BE.

Tv Klan