Report TV -Rrëfimi i aktorit Sokol Angjeli për artin skenik: Jemi në udhëkryq

  • 5 years ago
Për të magjia e teatrit është e shenjtë, nuk zbehet asnjëherë. Këtë e përjeton kur vesh petkun e personazheve që luan në skenë, por edhe kur ndjek shfaqjet si spektator. Bëhet fjalë për aktorin Sokol Angjeli, i cili kësaj ka skalitur një tjetër karakter, atë ish-policit, Arturit, në veprën e autorit Martin MC Donagh tek shfaqja ?Xhelati? që u ngjit nën regjinë e Qëndrim Rijanit tek ArtTurbina. Teksa rrëfen për ?ReportTV? angazhimin edhe rolin e Arturit, ndalet edhe tek kujtimet, që shkakton kjo vepër për periudhën e diktaturës komuniste në vendin tonë.

?Me personazhin e Arturit në shfaqjen ?Xhelatët? me regji të Qëndrim Rijanit pata një afrimitet. Magjia e teatrit tek shpalosja e një vepre dramatike, siç është ?Xhelatët? e Martin McDonagh, që vihet anembanë botës, nuk humbet. Vepra kërkon shumë impenjim, prandaj mendoj edhe se roli nuk duhet parë, si i madh apo i vogël, por si impenjim i madh edhe impenjim i vogël. Unë zgjodha impenjimin e madh për këtë personazh që është një ish- ushtarak i burgjeve. Arturi është irlandez, edhe mënyra se si artistët sillen në skenë është e tillë. Por, të them të vërtetën krahas historisë së veprës ?Xhelati? ne kemi bërë pjesë të saj edhe tre minidrama shqiptare. Mbase nuk janë personazhe të jetës reale, por janë hetues të shtetit, njerëz që kanë dhunuar, që ne i kemi përjetuar në një atmosferë të përgjithshme diktature, e cila ka qenë shumë e egër edhe shumë e pamëshirshme?, thotë aktori Sokol Angjeli.

Recommended