Nobeli ne ekonomi vlereson luften kunder varferise
  • 5 years ago
Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer janë fituesit e cmimit Nobel në ekonomi për 2019. Akademia suedeze e shkencave i ka vlerësuar për krijimin e qasje eksperiementale në zbutjen e varfërisë globale.
Bie ne sy fitorja e Duflo, gruaja e dytë që fiton një Nobel në ekonomi, pas Elinor Ostrom në 2009. 46 vjec, Duflo është gruaja më e re që vlerësohet me Nobel në ekonomi. Interesant është fakti që fituesi tjeter, indiani Abhijit Banerjee, 58 vjec është bashkëshorti i Duflo. Ai është profesor në institutin e teknologjsë në Massachusetts.
Kurse nobelisti i tretë, amerikani Michael Kremer, 54 vjec është profesor ekonomie në Universitetin e Harvardit, gjithashtu ekspert në zhvillimin e ekonomisë.
Falë studimeve të tyre, sipas akademisë, ne kemi përmirësuar aftësitë tona për të luftuar kundër varfërisë në praktikë.
?Në rreth 20 vjet, qasja e tyre eksperimentale, që synon të nxjerrë mënyrat më të mira për të luftuar varfërinë, ka shndërruar ekonominë e zhvillimit?, shpjegoi Komiteti Nobel.
Recommended