Transformohet poliklinika e Lushnjes

  • 5 years ago
Rama: Po ulim kostot e shërbimeve shëndetësore

Poliklinika e Lushnjes është një tjetër qendër shëndetësore e transformuar në një ambient modern të kujdesit shëndetësor. I shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Kryeministri Edi Rama vizitoi godinën e ristrukturuar falë partneritetit me qeverinë zvicerane.

?Investimi në poliklinikën dhe në dy qendrat shëndetësore është realizuar në kuadër të bashkëpunimit me qeverinë zvicerane, nëpërmjet projektit shëndet për të gjithë. Poliklinika ka 17 kabinete ndërsa 2 qendrat ofrojnë shërbim për rreth 25 mijë banorë. E gjithë struktura është zhvilluar sipas një sistemi shumë komod për qytetarët dhe familjarët?.

Kryeministri Edi Rama e vuri theksin tek kostot në rënie të shërbimeve shëndetësore.

?Ne jemi një popull që e lajmë makinën çdo ditë dhe për trupin kujtohemi kur fillon edhe bën kolpo. Por, faktikisht tani ka ndryshuar shumë mentaliteti dhe gjithashtu ulen shumë kostot. Ulen kostot e familjeve, ulen kostot e spitaleve, ulen kostot e shëndetit.?

Ndërtesa 3 kate, në qendër të qytetit të Lushnjës, ku ushtron aktivitetin shëndetësor poliklinika e specialiteteve, qendra shëndetësore nr. 1 dhe konsultorja e gruas dhe fëmijës e qendrës nr. 2, i është nënshtruar rehabilitimit tërësor dhe është mobiluar me pajisje mjekësore të reja.

Tv Klan