Ora News - TKOB rikthen në teatrin “Bylis” operetën “Lakuriqi i Natës”

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të rikthejë në qytetin e Fierit operetën lakuriqi i natës. Për drejtoren e Teatrit të Operas dhe për kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, ky rikthim duhet të vlerësohet, ndërsa priten më shumë bashkëpunime në të ardhmen.

Në datat 15 dhe 16 tetor, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të rikthejë në skenën e teatrit "Bylis" në Fier një nga më të bukurat e Strauss, opereta ?Lakuriqi i Natës?.

Një histori ku gërshetohet klasi dhe grotesku, mes mondanitetit, luksit dhe mashtrimit në shoqërinë vieneze të 1870-ës, një komedi situatash dhe ngatërresash, që në të vërtetë e hasim edhe sot.

Si një qytet artëdashës, vepra ?Lakuriqi i Natës? cilësohet si një vlerë e shtuar e qytetit, e cila do të shoqërojë dhe festën e çlirimit të Fierit.

Zana Çela: Është një teatër muzikor që publiku do ta shijojë jo vetëm nëpërmjet këndimit të këngëtarëve operistikë, por ata do të jenë njëkohësisht edhe aktorë.

Bashkëpunimet me Teatrin e Operas dhe Baletit do të vijojnë, pasi një kalendar i pasur shfaqesh në Fier pritet të publikohet së shpejti.

Për kryebashkiakun, Armando Subashi, ky rikthim duhet të vlerësohet.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/tkob-rikthen-ne-teatrin-bylis-opereten-lakuriqi-i-nates

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended