BOOM: Diga e HEC-it dëmton urën, banorët të rrezikuar
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Kamera e emisionit BOOM në puntatën e kësaj të mërkure (9 tetor) ka udhëtuar në fshatin Kuturman të Librazhdit, për tu njohur me shqetësimin e banorëve.

Ata thonë se diga e Hec-it në mbi lumin Rapun, u ka dëmtuar urën që është e vetmja mundësi komunikimi me pjesën tjetër, por edhe i rrezikon ata.

Banori 1: Kur u bë hidrocentrali kanë dalë në pah nja dy kolona të asaj ure që janë në rrezik se u zbuluan dhe dolën, u shtrembëruan. Në qoftë se ajo këmba do të pësojë defekt, ura do të thyhet, do të prishet dhe për ne do të bëhet e pakalueshme dhe fshati do ngelë pa vlerë. Janë dy fshatra , rreth 600 -700 banorë. Një goditje të ketë ajo, këputet e gjithë ura. Një masë nuk është marrë për të. Diga kur derdh në dimër , atëherë gërmon më shumë. Po u shemb ura do të thotë se duhet të futemi në lumë.

Banori 2: Diga ajo e dëmtoi. Kur hapet ajo, në dimër, përplaset edhe gërryen. Ajo e dëmton atë. Ka edhe nxënës shkollë që rrezikohen.

Banori 3: Ata që kanë bërë Hec-in, ata na e dëmtuan. Janë shtrembëruar edhe këmbët. Duhet ta ketë në vëmendje (kompania). Po për Hec-in kë kanë pyetur ata që u bë? Mbase mund të jetë pjesa poshtë që mund të kenë bërë ndonjë marrëveshje, pjesa lart, jo.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/boom-diga-e-hec-it-demton-uren-banoret-te-rrezikuar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended