Çmenduri në kopshtin zoologjik, gruaja kalon gardhin e sigurisë dhe i del përpara luanit

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Duhet të jesh e çmendur apo ndoshta shumë guximtare ti dalësh përpara mbretit të kafshëve.

Nuk dihet se cila nga karakteristika ka kjo grua në video, e cila ndërsa vizitonte kopshtin zoologjik në Bronks kaloi gardhin e sigurisë dhe u afrua pranë luanit.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, ndërsa video e ngarkuara në rrjetet sociale po bëjnë namin në internet.

Siç mund ta shikoni, nuk kuptohet nesë ka frikë gruaja nga luani apo vetë luani nga gruaja.

Ajo duket krejt e relaksuar edhe pse shumë pranë luanit. Herë e shikon me duart lidhur, më pas nis e kërcen duke pritur të marrë një reagim nga kafsha. Gruaja nuk u step edhe kur luani bëri një hap përpara drejt saj.

Nuk dihet sesi gruaja arriti të kapërcejë gardhin dhe as sa kohë qëndroi aty. Kopshti zoologjik tha në një deklaratë se: "Gardhi dhe rregullorja ekzistojnë për sigurinë e vizitorëve, stafit dhe të kafshëve. Kemi një politikë tolerancë zero për shkelje të tilla. Kjo shkelje ishte shumë e rëndë dhe mund të rezultonte me një dëmtim serioz apo edhe vdekje ".
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/cmenduri-ne-kopshtin-zoologjik-gruaja-kalon-gardhin-e-sigurise-dhe-i-del-perpara-luanit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended