Ish i dënuari prej muajsh në kërkim të sendeve personale, BOOM zgjidh rastin
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora ndërmjetësoi zgjidhjen e rastit të një zotërie, i cili kishte qenë më herët në burg, por pas daljes i kishin mbajtur kartën e identitetit.

Historia-Zagoll Seitaj kishte përfunduar në burg pasi kishte goditur të shoqen me bastun për shkak të urisë për bukë. Ai është dënuar 1 vit dhe ka bërë 6 muaj burg.Por në sendet personale që ka pasur me vete kur e kanë arrestuar kanë qenë dhe disa dokumenta, mes tyre dhe karta e identitetit.Kur ka dalë nga burgu në prill e ka kërkuar, në polici, në burg, në prokurori, por nuk e ka gjetur, ndaj ju drejtua BOOM. Pa të nuk shkon dot të vizitohet pasi është shumë i sëmurë.Denoncimi-Jam Zagoll Seitaj, i jam drejtuar emisionit tuaj sepse kam bredhur në të gjitha institucionet dhe nuk kam gjetur kartën e identitetit që të shkoj tek mjeku i familjes.

Gazetarja: Pse përfundoi në institucione karta juaj, çfarë ndodhi?

Zagoll Seitaj: Sepse unë kam pasur një konfikt më familjen, me gruan. Nuk na jepte lekët uzina (ARMO), atje u sëmura rëndë, menjëherë sa u sëmura e lashë punën direkt. 6 muaj shtrirë. Pas 6 muajsh u zura me gruan se s`kisha bukë.U zumë sepse unë shtrirë, bukë nuk kishim, gjë nuk kishim, unë nuk punoja dot, gruaja nuk më shërbente dot edhe i them, çohu merr njëçik bukë atje, për bukë o bukë, dhe kjo nuk ngrihej dot, ku do gjente bukë, nuk kishte lekë. Bjer lëkët më tha mua për bukë, ça i thashë unë? Në mërzi e sipër siç isha i këpus një bastun kokës.Si duket u bë me gjak, i dhembi, doli menjëherë në xhade se kishte hall mos e godisja prapë unë. Doli në rrugë dhe e kapi patrulla e policisë, se kjo e dinte që do e çonin ta mjekonin.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ish-i-denuari-prej-muajsh-ne-kerkim-te-sendeve-personale-boom-zgjidh-rastin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended