Fevziu: Zoti e di kur do jete ne funksion Gjykata Kushtetuese

  • 5 years ago
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është padyshim një nga pikëpyetjet më të mëdha, kjo është shkak edhe të çështjes së nxehtë që ka të bëjë me shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta.

Pavarësisht vendimit të Komisionit Hetimor Parlamentar, që më pas do të votohet nga Parlamenti, do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit për shkarkimin ose jo të Ilir Metës.

Duke diskutuar për opinionin paraprak të Komisionit të Venecias pikërisht për këtë çështje, drejtuesi i emisionit ?Opinion? Blendi Fevziu tha se ngritja e Gjykatës Kushtetuese ?është në dorë të Zotit?.

Blendi Fevziu: Gjykata Kushtetuese ndikohet nga opinioni i ?Venecias??

Erisa Xhixho: Është këshillimor, gjithmonë. Ka pasur raste që është marrë parasysh, ka pasur raste që s?është marrë parasysh. Gjithmonë ngelet në diskrecionin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur se çfarë vendimi do të marrë. Pastaj, se kur do të vendoset dhe kur do të hyjë në funksion Gjykata Kushtetuese, këtu është në dilemë tjetër. Sepse sot Gjykatën Kushtetuese e ke jo funksionale, 6 vakanca që do t?i plotësojë Parlamenti.

Blendi Fevziu: S?dihet kur do të plotësohet, është histori tjetër.

Erisa Xhixho: Jo këtë Dhjetor, as në Janar por kush e di kur vihet në funksion Gjykata Kushtetuese.

Blendi Fevziu: Atë s?e dimë, atë vetëm Zoti e di.

Erisa Xhixho: Jemi një vend unikal pa Gjykatë Kushtetuese.

Blendi Fevziu: Reformën në drejtësi e kanë votuar të gjitha palët.

Erisa Xhixho: Patjetër! Mënyrë si u implementua kjo reformë dhe procesi shumë i ngadaltë i Vettingut ka bërë këtë situatë.

Blendi Fevziu: Gjykatën Kushtetuese Zoti e di se kur do jetë në fuqi!