"Vetem Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtoje dekretin e Presidentit"

  • 5 years ago
Këshilltari ligjor i Presidentit Bledar Dervishaj, në një konferencë për shtyp tha se dekreti i Presidentit Ilir Meta, për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Dervishi theksoi se vlefshmërinë apo antikushtetutshmërinë e tij mund ta shqyrtojë vetëm Gjykata Kushtetuese.

"Presidenti thekson edhe njëherë përpara të gjithë shqiptarëve dhe partnerëve tanë të besueshëm ndërkombëtarë se dekreti për shfuqizimin e dekretit ku ishte caktuar zhvillimi i zgjedhjeve është një akt i marrë në mbështetje të plotë me dispozitat kushtetuese dhe parimet themelore të mbrojtura prej saj. Ky akt është marrë bazuar tërësisht në argumente kushtues, ai është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë".

"Akti i Presidentit për shfuqizimin e dekretit të mëparshëm, në zbatim të parashikimeve kushtetuese, referuar praktikës kushtetuese, referuar marrëdhënieve juridiko-shoqërore që ai rregullon, si dhe referuar argumenteve kushtetuese mbi bazën e të cilave ai është marrë, e bën dekretin e presidentit një akt me natyrë krejtësisht të veçantë dhe si i tillë, askush tjetër veç Gjykatës Kushtetutese nuk mund të shqyrtojë vlefshmërinë apo antikushtetutshmërinë e tij".

Duke u ndalur tek KQZ, Këshilltari ligjor i kreut të shtetit theksoi se ky institucion është i detyruar ta zbatojë këtë dekret.

"Dekreti i Presidentit i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zbatim sipas ligjit. Ky organ, është i detyruar ta zbatojë atë. Çdo anashkalim i detyrave nga ky institucion është i patolerueshëm nga ligji. Çdo subjekt politik, apo jo politik që nuk është dakord me vendimmarjen e presidentin, apo kundërshton kopetencat që ai ka ushtruar nëpërmjet dekretit të tij, është i lirë të ngrejë pretendimet e tij, qoftë në Gjukatën Kushtetuese apo në ndonjë gjykatë tjetër, të çdo niveli që ai vlerëson që mund të zgjidhë çështjen"./tvklan.al

Recommended