Report TV - Rudina 'relaksohet' me vallen e Tropojës pas incidnetit me të riun në Shkodër
  • 5 years ago
Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari është bërë njësh me nxënësit e shkollës "Shejnaze Juka", teksa ka kërcyer valle me ta. E shoqëruar edhe nga deputeti i opozitës së re Halit Valteri, të dy kanë kërcyer vallen e Tropojës me nxënësit e shkollës, disa prej të cilëve mjaft të talentuar të veshur edhe me kostume popullore. Deputetja në këtë video që sjell Shqiptarja.com shihet teksa shkëputet nga rreshti i valles dhe kërcen në mes të nxënësve vallen e Tropojës, qytetit prej nga është me origjinë. Këto momente festive u mbajtën pas debatit që Rudina Hajdari pati me një djalë të ri, jo nxënës i kësaj shkolle, që mori pjesë në aktivitet për të ndërhyrë duke e shigjetuar Hajdarin si "shtojcë të Ramës që nuk do demokracinë e vendit".
Recommended