Këshilla e psikologëve: Mos i vendosni fëmijët nën presion

  • 5 years ago
#rtvora

Rikthimi në shkollë nuk është i mirëpritur nga të gjithë fëmijët. Nxënësit e klasave të para e kanë më të vështirë përshtatjen me ndryshimet ndaj psikologët apelojnë prindërit dhe mësuesit që t`u qëndrojnë pranë dhe të mos i vendosin nën presion.

Përfundimi i pushimeve, zgjimi herët dhe nevoja e organizimit të kohës shpesh i vendos nën presion nxënësit, sidomos ata që nisin klasën e parë.

Psikologët thonë se fëmijëve u duhet kohë të përshtaten me situatën e re dhe se shumë prej tyre ndihen nervozë, në jo pak raste të stresuar.

Lenida Halilaj: Mund të krijojë pak konfuzion, mospërshtatje me sistemin e ri. Mund të mos duan të shkojnë në shkollë. Mund të mos pëlqejnë klasën, të socializohen me të tjerët, duan të vazhdojnë të rrinë me prindërit.

Lenida Halilaj thekson se roli i prindërve dhe mësuesve është kyç në këtë moment.

Ata duhet të flasin më shumë me fëmijët në mënyrë që t`i përjetojnë ndryshimet sa më lehtë.

Lenida Halilaj: Prindërit duhet të jenë mbështetës, ti inkurajonë që shkolla është diçka e mirë, u vlen për të ardhmen e tyre. Mësuesit duhet të jenë shumë pranues, që ne këtu jemi në një komunitet, mësojmë së bashku, argëtohemi. Nuk duhet parë shkolla si diçka ku ti shkon për të marrë vetëm njohuri dhe vetëm për të mësuar.

Më të vështirë nisjen e shkollës e kanë ata fëmijë që vijnë nga familje me probleme. Në të tilla raste psikologët apelojnë bashkëpunim mes prindërve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/keshilla-e-psikologeve-mos-i-vendosni-femijet-nen-presion

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended