RTV Ora - Fidel Ylli Ok, Gjinushi akademik i komunizmit Po Omari me Kadarenë!

  • 5 years ago
#rtvora
E vetmja votë pro dekretit të Metës për rishqyrtimin e projektligjit për Akademinë e Shkencave ishte ajo e kryetares së Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri, e cila haptazi u shpreh kundër këtij projektligji duke shtruar pyetjen: Prapë do të vazhdojë politika të drejtojë shkencën?!

Mbledhja nuk kaloi pa debate mes deputetëve. Fidel Ylli dyke ju drejtuar kryetares së komisionit kërkoi që të tregohet më shumë kujdes në diskutimet mbi akademikët.

Fidel Ylli: Zonja kryetare ju them me shumë përgjegjësi që kriteret për tu zgjedhur akademik janë kritere shumë të forta dhe njerëzit që e kanë fituar atë titull unë mendoj se e meritojnë. Sa i përket asaj që ju thatë se zoti Gjinushi është akademik i kohës së komunizmit mos e keni fjalën që edhe për zotin Omari dhe zotin Kadare, duhet të futen të tre, se kanë qenë të kohës së komunizmit dhe nuk duhet të jenë akademikë? Nuk keni pse i ndani. Thuajeni që edhe zoti Kadare që ne krenohemi për të për të marrë titullin atje që ka vite që pretendojnë të nderojë Shqipërinë me letërsinë që ai bën ju tani i fusni të gjithë në bllok. Nuk duhet të ngatërrojmë. Shkencëtari është shkencëtar. Zoti Gjinushi ka qenë në politikë, por ka qenë edhe në koalicion me PD.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fidel-ylli-ok-gjinushi-akademik-i-komunizmit-po-omari-me-kadarene

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended