Meta zbulon informacionin sekret për anulimin e zgjedhjeve: Disa persona do i vinin flakën Kuvendit
  • 5 years ago
Presidenti Ilir Meta u shpreh se një nga arsyet që e shtyu të anulojë zgjedhjet ishte fakti se kishte pasur një informacion sekret që thoshte se në protestën e 8 qershorit do i vihej flaka kuvendit të Shqipërisë

"Një arsye themelore është siguria e vendit. Presidenti ka patur informacione të mjaftueshme për përjekjet për të organizuar akte destabilizimi në vend. Një ditë para se presidenti të bënte paralajmërimin e tij për anulimin e datës 30 qershor kam marrë një informacion sekret dhe të klasifikuar i cili bënte të qartë që persona të caktuar do shfrytëzonin mitingun e opozitës për djegien e kuvendit të Shqipërisë. Ky ishte një informacion tërësisht i besueshëm. Po të kemi parasysh pasojat dhe konfrontimet në protesta me shumë policë të plagosur, duke i kombinuar këto rrethana pa dyshim që presidenti nuk mund të pranonte një situatë të tillë, një ngjarje që mund të prodhonte edhe pasoja për jetën e qytetarëve dhe shkatërrim të imazhit tonë. Do të ishte goditje shumë e fortë jo thjesht për zgjedhjet por kthim i madh pas për vendin dhe të dy palët kishin dhënë shembuj të shkëlqyer të vendosmërisë për të ecur drejt konfrontimit dhe për të mos mbajtur asnjë përgjegjësi mbi pasojat.", u shpreh Meta.

Një tjetër motiv për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenti tha se ishte integrimi i Shqipërisë dhe tha se 13 tetori ishte data më e përshtatshme për të mbajtur zgjedhje të qeta dhe me pjesëmarrje të të gjitha forcave politike.
"Ishte data më e afërt në respekt të kushtetutës, të ligjeve në fuqi përpara 17-18 tetorit për celjen ose jo të negociatave në BE, për të garantuar një proces të qetë me të gjithë aktorët", tha Meta.
Recommended