Report Tv - Basha zbulon datat e protestave: Dy të enjte para Kuvendit...16 marsi pa vendndodhje

  • 5 years ago
Është bërë sot publike axhenda e protestave të opozitës, të cilat do të pasojnë dy protestat e zhvilluara më herët me datë 16 dhe 21 shkurt. Datat u njoftuan nga vetë kryedemokrati Basha i cili njoftoi se protestat e opozitës do të vijojnë përpara Kuvendit.

Protesta e radhës do të jetë me datë 28 shkurt e cila është dhe e enjtja e radhës kur është parashikuar të mbahet seanca plenare e cila u shty në datë 21 shkurt për shkak të paralajmërimit të policisë se persona të caktuar do tentonin të futeshin me forcë brenda Kuvendit.

Ndërkohë që edhe në datë 7 Mars protesta e opozitës do të vijojë përpara kuvendit.

Recommended