SPECIALE/ Një jetë me skulpturën, rrëfimi i Perikli Çulit: Arti do forcë, përkushtim dhe dashuri

  • 5 years ago
Me 80 vepra arti në mermer, alabastër, gur natyror, qeramikë, instalacione metalike, grafika dhe fotografi rikthehet skulptori Perikli Çuli tek publiku në Muzeun Historik Kombëtar. Gjatë inaugurimit të ekspozitës ?Universi? mes miqve, kolegëve edhe familjarëve, vet artisti, i cili këtë ekspozitë ja dedikon bashkudhëtares së tij më të mirë në jetë, gruas së tij, Lejlës, teksa tha se në vendin tonë duhet të krijohen më shumë mundësi për skulpturën, shprehu edhe dëshirën që të ketë një ?matës? për bukurinë, që këto vepra duhet të përcjellin. Për kamerën e ?ReportTV? artisti rrëfen emocionet e udhëtimit të tij artistik, në 60 vite.

?Arti do forcë, përkushtim, dashuri. Arti është shumë i vështirë për t?u bërë. Ata që e shikojnë, dinë edhe ta kuptojnë, sepse arti është ndjeshmëri, nuk është shkencë e aq më pak politikë. Por është një spiritualizëm i jashtëzakonshëm, ku derdhen emocionet edhe estetika më e bukur që qëndron rreth e qark njeriut. Prandaj artisti është gjithmonë në përpjekje, si ta bëjë bukur, që ta pëlqejnë. Si ta bëjë që të jetë edhe e përshtatshme me kohën, sikundër edhe ne ndodhemi sot këtu në këtë muze, në të cilin është historia e të gjithë Shqipërisë, që ka një nga sallat më brilante, që mua më bën të ndihem, sikur nuk jam këtu, por në Paris, në Londër apo në një qytet tjetër?, shprehet skulptori Perikli Çuli.

Recommended