Report TV -Banorët që ndërtuan rrugën me lekët e tyre: Kishim gomarin makinë!

  • 5 years ago
LUSHNJE- Vaini, apo siç njihet ndryshe lagjia Sinanaj, ndodhet në pikën më të lartë të qytetit të Lushnjes, në zonën e kurorës së gjelbërt. Me ullishte shekullore, pemë frutore, vreshtat si dhe burimet e ftohta të ujit, kurora e gjelbërt cilësohet si mushkëria e qytetit të Lushnjes.

Të gjitha këto dhurata të natyrës zhvlerësoheshin vetëm për mungesën e rrugës e cila prej vitesh ishte një ëndërr për banorët, të cilën ata e realizuan vetë.Vështirësitë e hasura prej 30 vitesh dhe mos reagimi i autoriteteve shtetërore apo vendore për të mundësuar shtrimin e rrugës, e cila njërit prej banorëve i kushtoi vdekjen e xhaxhait për shkak se ambulance nuk ngjitej lart, i shtynë banorët që ta shtrojnë vetë një pjesë rruge e cila iu kufizonte lëvizjen me makinë.

Pas investimit të bërë vetëm disa më parë banorët e zonës për Report Tv shprehen se kalvarit të vuajtjeve për të zbritur në qytet sidomos gjatë emergjencave shëndetësore apo për të dërguar fëmijët në shkollë ju ka ardhur fundi. Por megjithatë sipas tyre rruga ka nevojë përsëri për ndërhyrje, pasi një pjesë e konsiderueshme e saj është ende e pa shtruar.

Recommended