RTV Ora - Konflikti mes dy familjeve në Levan, gazetarja Inelda Vallja raporton nga spitali
  • 5 years ago
#rtvora
Sherri në Fier ku u plagosën pesë persona nisi mes dy familjeve në Levan, familjes Zhapa dhe Braçe. Më pas konflikti vazhdoi edhe në ambientet e Urgjencës së Spitalit, ku një prej autorëve i mori armën efektivit të patrullës dhe qëlloi mbi një person.

Policia sqaron se gjithsej janë plagosur 5 persona, dy me sende të forta, dy me mjete prerës, ndërsa njëri me armë zjarri.

Dy vëllezërit Gentian Zhapa dhe Aldi Zhapa janë plagosur me sende të forta dhe janë në pavionin e kirurgjisë. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë me mjete prerëse janë Klajdi Lamaj dhe Erlind Muçaj.

Po ashtu nga ky konflikt ka mbetur i plagosur edhe Aleksandër Zhapa (babai i Gentian Zhapës). Aleksandër Zhapa u plagos në ambientet e brendshme të spitalit Rajonal të Fierit, ku njëri prej shoqëruesve të të dëmtuarve i ka marrë armën nga brezi një efektivi të patrullës dhe ka qëlluar mbi Aleksandër Zhapën, babain e dy vëllezër të plagosur më herët në Levan.

Pasojat e ngjarjes janë të dukshme edhe në muret e urgjencës.

Të plagosurit me sende të forta

Gentjan Zhapa
Aldi Zhapa

Të plagosur me thikë

Klajdi Lamaj
Erlind Muçaj

I plagosur me armë zjarri

Aleksander Zhapaj

Ky i fundit u plagos me armë zjarr nga, një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i cili i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë dhe ka qëlluar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pese-te-plagosur-nga-sherri-mes-dy-familjeve-ne-levan-si-iu-mor-arma-policit-nga-brezi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended