Report TV - Sala: Shtyhet me një muaj fikja e sinjalit analog, dixhitalizimi në 1 Tetor
  • 5 years ago
TIRANE-Sinjali analog nuk do të fiket në 1 shtator. Autoriteti i Medieve Audiovizive ka vendosur që të shtyjë me një muaj fikjen e sinjalit analog. Kryetari i AMA-s Gentian Sala u shpreh mesditën e sotme në një deklaratë për mediat se mbyllja e analogut për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën do të bëhet në datë 1 Tetor. Sala u shpreh se vendimi për të shtyrë me një muaj dixhitalimin u mor pas sondazhit që u bë dhe nga ku rezultoi se një numër i konsiderueshëm qytetarësh shohin ende transmetime analoge.

Ai shtoi se AMA nuk mund të identifikojë sasinë e dekoderave të disponueshëm në treg me qëllim plotësimin e nevojave të popullsisë e cila ende nuk është pajisur me dekoder, pasi operatorët ekonomikë në treg nuk i kanë vendosur në dispozicion informacionin, po ashtu informacioni i sjellë nga Drejtoria e Doganave nuk konsiderohet i plotë. Për këto arsye, pra për të shmangur sërish konfuzionin, AMA vendosi shtyrjen sërish të afatit, ndërsa ka lënë disa porosi.

"Nga sondazhi ka rezultuar se shumë qytetarë shohin ende transmetimet analoge. Në qarqet Tiranë dhe Durrës në unanimitet AMA ka vendosur që të shtyjë afatin për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën për mbylljen e analogut për 30 ditë. Operatorët të japin informacion për dekoderat. Operatorët kombëtarë qe ende nuk mbulojnë me sinjal të marrin masa për infrastrukturën dixhitale.  Bordi i AMA-s vlerëson se shtyrja me katër javë u krijon mundësi qytetarëve të marrin masa që të përfitojnë nga shërbimet audiovizive dhe do tu jepet mundësia operatorëve të realiziojnë në mënyrë sa më profesionale shitjen kundrejt qytetarëve" deklaroi Sala.

Kështu nga 1 Tetori i këtij viti, merr fund epoka e transmetimeve televizive në analog, të cilat do të kalojnë në transmetimin numerik. Kalimi në sistemin numerik ishte parashikuar në 1 shtator të vitit të kaluar, por Autoriteti i Mediave Audiovizive nisur nga pyetjet, telefonatat dhe komentet e shumta pas problemit dhe konfuzionit që u krijua me fikjen e sistemit analog dhe kalimit në dixhital, por që u rindez dhe u shty për në 15 janar të 2019, e shtyri sërish për në 1 shtator. Ndërkohë që tashmë e ka shtyrë sërish për herë të tretë.  Të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetimet televizive përmes teknologjisë analoge, para datës 1 tetor 2019 duhet të pajisen me dekoder dixhital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.
Recommended