Report TV -27 muaj pa paga, shtohet numri i grevistëve në Fier. Një prej tyre dërgohet në urgjencë

  • 4 years ago
Pothuajse prej 24 orësh punëtorët e stacionit të pompimit në Poçem të Fierit janë në grevë urie për shkak se shprehen se nuk kanë marrë rrogat prej 27 muajsh. Ndërkohë gjendja shëndetësore të punëtorëve ka nisur të përkeqësohet për shkak të mungesës së ushqimit. Ata kanë shfaqur probleme kryesisht me tensionit, ku njëri prej tyre ka shkuar edhe në urgjencë për të marrë mjekimin e nevojshëm. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ditën e sotme grevës i janë shtuar edhe 10 punëtorë të tjerë duke e çuar numrin e grevistëve në 16.

Recommended