RTV Ora - Maturantët preferojnë shkencat ekonomike, më 1 shtator publikohet lista e fituesve

  • 5 years ago
#rtvora

Fituesit e raundit të parë në universitete do të publikohen më datën 1 shtator në portalin U-Albania. Edhe këtë vit maturantët kanë preferuar shkencat ekonomike dhe ato mjekësore.

Shkencat ekonomike dhe ato mjekësore vijojnë të jenë më të preferuara për maturantët. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj shprehet se të rinjtë po orientohen drejt atyre programeve për të cilat tregu i punës ka nevojë.

Arjan Xhelaj: Degët e shkencave ekonomike, pastaj vijnë degët e shkencave mjekësore, pastaj vjen teknologjia e informacionit.

Pritja e maturantëve do të marrë fund në datën1 shtator, kohë kur në portalin U-Albania do të publikohen fituesit e raundit të parë.

Arjan Xhelaj: Çdo maturant, i cili ka aplikuar përmes formularit A2, mjafton të hyjnë në portalin u-albania, të klikojë në këndin e maturantit dhe më pas mjafton të fusë ID e tij të maturës dhe do ti dalë renditje dhe do të mësojë nëse është ose jo fitues. Në 2 shtator fillon procesi i regjistrimit që vijnë në faza 48 orëshe.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/maturantet-preferojne-shkencat-ekonomike-dhe-mjekesore

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended