Zbulohet rrjeti i falsifikatorëve të biletave të transportit publik, në pranga Ibrahimi i 'Ferlutit'

  • 5 years ago
TIRANË- Anti-informaliteti ka goditur një tjetër rast të efazionit fiskal ku si skemë është përdorur falsifikimin e biletave të transportit publik në Tiranë, ndërsa në pranga kanë rënë katër bashkëpronarë të linjave të tranportit dhe 4 punonjës të kompanive.

Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra ka zbardhur emrat e të arrestuarve që janë Ferdinand Ibrahimi me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit të Unazës, dhe djali i tij Anastas Ibrahimi i të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale (biletat), në tentativë për t?i asgjësuar.Të arrestuarit e tjerë janë Fatos Vrapi , 60 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti dhe bashkëshortja e tij Albana Vrapi, 51 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore dhe ortake (të dy janë bashkëpronar të linjave të Tiranës së Re, Tufinës dhe Shkozës); Evisa Vora, 33 vjeçe, banuese në Tiranë (ka në pronësi linjën e Porcelanit), me detyrë administratore; Lulëzim Allaraj, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobuzash; Aldi Duka, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobuzash; Klodiana Qato, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ekonomist në një shoqëri autobusash.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në transportin urban në qarkun Tiranë. Ata përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhura në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare. Nëpërmjet këtyre veprimeve i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, i cili do të përllogaritet në vazhdimësi nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Gjatë arrestimit janë sekuestruar edhe 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.