Report TV - Parandalohet vrasja në Tiranë, arrestohet shkodrani i dënuar me 20 vite burg
  • 5 years ago
TIRANË- Arrestohet Satedin Erkoçeviç, nga Shkodra i cili po qarkullonte në Tiranë me armë zjarri dhe dyshohet se po përpiqej të vriste një person. Ai ka rënë në prangat e policisë rreth orës 20:50 të mbrëmjes së djeshme në rrugën Bilal Xhaferri.

28-vjeçari është pikasur nga forcat e policisë falë denoncimit të qytetarëve. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën në çantën e dorës një armë zjarri tip pistoletë me 14 fishekë, një prej të cilëve gati për të qëlluar.

Ai është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 20 vite burg pasi në 10 Maj të vitit 2014 ka vrarë me armë zjarri Indrit Yllin dhe ka plagosur Jetmir Mollën në një lokal me muzikë Live.

Erkoçeviç njihet edhe pjesë e grupit Bajri, e ndërsa rezultonte i shpallur në kërkim edhe si pjesë e tyre.

Mësohet se as nuk ka pranuar as avokat dhe nuk ka dëshmuar asgjë para uniformave blu. Report tv mëson se policia dyshon se ai mund tw jetw paguar pwr tw kryer vrasje.

Përmes një deklarate, zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gent Mullai u shpreh se ky vendndodhja e tij u lokalizua në sajë të bashkëpunimit me qytetarët. Ndër të tjera ai falënderoi edhe qytetarët për bashkëpunimin. Ai u shpreh se vetëm gjatë muajit korrik dhe gjysmës së parë të gushtit janë kapur 38 persona që qarkullonin me armë zjarri.
Recommended