Report TV - Tiranë, arrestohet ish-polici, i dënuar me 10 vite burg në Itali

  • 6 years ago
Ish-oficeri i Policisë së Tiranës, Dritan Xhindoli, është vënë në pranga, pasi ishte në kërkim.

Xhindoli është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi ndaj tij kishte urdhër-arresti të ardhur në vitin 2014 në Interpol Tirana.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se ish-oficeri ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Bolonjës në Itali për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh.

Urdhër-arrresti ndaj ish-zyrtarit të policisë dyshohet se është mbajtur i fshehtë për 3 vjet, dhe për këtë Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë Ministrisë së Brendshme, ka nisur hetimet se pse është mbajtur i fshehtë urdhër-arresti për arrestimin e oficerit për llogari të drejtësisë italiane.

Dritan Xhindoli ka qenë shef i Sektorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, por u largua nga ky post në janar të vitit 2016, duke u emëruar specialist hetimi te Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit.

Në vitin 2010, Xhindoli ka qenë shes i Seksionit të Krimeve kundër personit në Tiranë, ndërsa më pas ka mbajtur postin e oficerit në Policinë Gjyqësore në Drejtorinë e Policisë. Gjithashtu, ai ka qenë specialist në departamentin e Krimit të Organizuar dhe në vitin 2016, dritan Xhindoli merr postin e zv.drejtorit të Policisë Kufitare në Vlorë.

Recommended