Report TV - Nisma më e re e Bashkisë së Tiranës për stacionet e autobusëve

  • 5 years ago
Tirana i bashkohet vendeve më ambientaliste si Holanda, Danimarka apo Suedia. Për herë të parë në vendin tonë, duke filluar nga kryeqyteti, stacionet e autobusëve do të jenë me çati të gjelbëruar, të cilët jo vetëm do të na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por njëkohësisht ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës. Është vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka publikuar këtë nismë të veçantë e cila është e para e këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

?"Por, ne nuk jemi si Hollanda" - është justifikimi më i zakontë i atyre që ende nuk i pranojnë korsitë e biçikletave, stacionet e gjelbra të autobusëve apo çdo risi tjetër urbane. Megjithatë, sapo kemi vendosur stacionet e para me çati të gjelbër, të cilët jo vetëm na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës?, shkruan Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë gjatë këtyre katër viteve një sërë nismash për mjedisin, si mbjellja e 2 milionë pemëve deri në 2030, promovimi i biçikletave, autobusët elektrik etj.

Recommended