'Jo profile të fortësh, injorantësh, batakçinjsh'/ Rama mesazh drejtuesve politikë

  • 5 years ago
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh drejtuesve politikë të Partisë Socialiste, ku thekson se se nuk duhet të ketë batakçinj e feudalë partish nëpër bashki. Gazetarja e Report TV Klesiana Omeri ka siguruar kërkesën ku ndër të tjera, kryeministri shprehet se duhet bërë gjithçka që PS të fitojë për Shqipërinë në zgjedhjet e 2021.

Kryeministri ka kërkuar që edhe drejtorët aktualë në bashkitë e djathta mos të cenohen deri në mbledhjen në fund të gushtit, por të përpilohet raport për ta, duke filluar nga formimi profesional, niveli i militantizmit, lidhjet nepotike dhe niveli i punës së tyre konkrete në bashki.

Ky mesazh vjen përpara mbledhjes së Këshillit Drejtues të Partisë Socialiste në fund të muajit gusht.

?Në mbledhjen e KD në fund të gushtit, duhet të sillni propozimet për stafin politik, dmth nënkryetarët dhe administratorët (minimumi dy propozime). Një nënkryetar duhet të jetë medoemos grua dhe kjo vlen edhe për bashkitë e majta ? kush s?e ka do ta gjejë e ta vendose!

Profili i administratoreve duhet të jetë profil sherbetori i komunitetit, jo profile të fortësh, injorantësh, batakçinjsh, feudalesh partiake! Zgjedhja e tyre duhet të mirëpritet jo thjesht nga partia e zonës, po nga komuniteti i zonës dhe më mirë të mërzitet partia se sa komuniteti! Mbajeni parasysh që nuk kam për të pranuar kandidatura nga ato tipiket që dredhin zinxhir se medemek marrin vota! Mos kemi llafe për këtë ju lutem.

Recommended