Plagosën kushëririn e Ervis Martinit dje në Laç, identifikohen autorët, zbardhen motivet

  • 5 years ago
LAÇ-Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e plagosjes së Edon Martinit 19-vjeç dje në Laç. Ata janë dy të rinjtë; G.R. 21-vjeç i qëlloi mbi Martinin dhe A.M. ( L.) 25-vjeç që akuzohet për armëmbajtje dhe moskallëzim krimit, të dy banues në Laç.

Sipas policisë bëhet fjalë për një konflikt që ka nisur disa javë më parë mes tre personave dhe që vijoi dje duke u përshkallëzuar në plagosjen me armë zjarri të 19-vjeçarit, i cili është kushëriri i parë (djali i xhaxhait) të Ervis Martinit.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar, pasi ka disa plagë në trup. Ai u gjet i gjakosur në anë të rrugës në lagjen nr. 1 të qytetit të Laçit, pasi u qëllua nga 21-vjeçari që është shpallur në kërkim. Autorët dyshohet se pas ngjarjes dogjën makinën në Borizanë të Krujës.

Recommended